Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Burri me kallash dhe gruaja me pistoletë duke mbrojtur shtëpinë, çifti shokon protestuesit në Amerikë

Një filmim i kapur në Saint Luis të Mizurit, SHBA, ditën e djeshme ka çuditur botën dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjet.

Në këtë qytet dje është protestuar kundër kryebashkiakes Lyda Kreëson, e cila në një deklaratë përmes rrjeteve sociale ka publikuar emrat e personave që kanë kërkuar reformë në polici.

Por, teksa protestuesit po marshonin paqësisht në rrugë, një çift ka dalë i armatosur para shtëpisë së tyre duke bërë thirrje që protestuesit të largoheshin.

Burri mbante në dorë një kallash, ndërsa gruaja një pistoletë të vogël.

Turma është ndalur e habitur duke shikuar, teksa të tjerë mes tyre u përpoqën të ndalnin protestuesit që të mos konfrontoheshin me çiftin e armatosur.

Protestuesit kalojnë para shtëpisë, çifti del me armë

🔴Të dielën në Saint Luis të Mizurit, SHBA, është protestuar kundër kryebashkiakes, Lyda Krewson, e cila në një deklaratë përmes rrjeteve sociale kishte publikuar emrat e atyre që kishin kërkuar reforma në polici. Por ajo që bëri pershtypje ishte reagimi i një çifti. Ata dolën të armatosur përpara shtëpisë së tyre, ndërsa protestuesit paqësor po kalonin. Disa filmuan gjithë ngjarjen me habi, të tjerë protestues u përpoqën që të mbanin turmën larg shtëpisë

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Montag, 29. Juni 2020

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet