Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Breshëri i prishi të mbjellat, fermeri nuk mban dot lotët: Ç’e pyet, unë me këto mbahesha…

Breshëri i rënë në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq u ka shkaktuar dëme të pallogaritshme fermerëve vendas, të cilëve u mungon edhe mbështetja nga qeveria.

Breshëri ka shkatërruar grurin, misrin, fasulen, qepën, dhe bimët frutore, sipas tyre dhe janë dëme që nuk mund të rikuperohen.

Në intervistë për “Report Tv”, njëri nga fermerët nuk ka mbajtur dot lotët, teksa u shpreh se i është shkatërruar gjithçka me të cilën mbanin jetesën, duke qenë 7 veta në familje të punësuar në këtë sektor.

Disa prej tyre deklaruan:

“Në radhë të parë gruri ka mbaruar fare, në radhë të dytë janë fasulet, misri edhe qepët siç e shikoni kanë mbaruar. Dëmi është i madh”.

“Është shkatërruar gjithçka, e gjithë puna e vitit, qepët kanë mbaruar, patatet edhe kanë problem edhe s’kanë shumë problem/ Të ngihet nga Bashkia, apo diçka të na rekomandojnë diçka për izolimin që të mos na kalben”, tregojnë fermerët.

Të dëshpëruar fermerët kërkojmë dëmshpërblim nga shtetit, pasi puna në bujqësi është i vetmi burim financiar.

“Shteti të vij t’i shikojë, ata e dinë më shumë se kanë specialistë. S’na kanë ardhur as në fillim të sezonit dhe as në fund”.

“Të dërgojë agronomin bashkia, a shtetit nuk e di, rrushin, mollën të gjitha i ka dëmtuar, ne duam nga shteti të vij dhe ta shikojë këtu se gjendja është shumë alarmante ne nga këta prisnim, gruri erdhi koha për t’u korrur, bie breshëri të lë me gisht në gojë”.

“Kisha 3 dynym qenë dhe 2 grurë dhe që të dyja janë të dëmtuara shumë ç’e pyet unë me këto mbahesha. Jemi 7 veta në shtëpi, me asistencë, këtu duhet të vij njëri nga ata të bashkisë që të shikojë”, thonë fermerët.

Sipas komisionit të verifikimit të dëmeve rezulton se nga breshëri i së dielës prodhimet bujqësore janë dëmtuar në masën 60%, ndër to 35 hektarë me grurë, 8 hektarë me mollë,1 hektar me vreshtari dhe sera. Pak javë më parë breshëri dëmtoi dhe kulturat bujqësore në fshatin Zvezde.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet