Basha premton se nuk do të ndjekë shembullin e Ramës: S'do të financojmë PPP korruptive

Politikë
Basha premton se nuk do të ndjekë shembullin e Ramës: S'do

SHËNGJIN- Pamja e Shëngjinit është e bukur për syrin e kryedemokratit po jo ajo e ekonomisë.

"Shikoni se çfarë pamje e mrekullueshme shoqëron sot që në mëngjes. E kam fjalën për natyrën, sepse pamja ekonomike siç e shikoni është, me fjalët e operatorëve që kam takuar deri tani, blozë", tha Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

As 10% e dhomave të hoteleve nuk janë të zëna sipas kryetarit të Partisë Demokratike dhe shumica dërrmuese e hoteleve dhe restoranteve po punojnë me 30 apo maksimumi 40% të kapacitetit.

"Kjo do të thotë 60-70% e punonjësve që, në kohë normale do të ishin duke punuar, duke marrë të ardhura të domosdoshme për familjet e tyre, sot janë pa punë", shtoi Basha.

Në videon e publikuar nga Partia Demokratike kreu demokrat sjell shqetësimet e operatorëve turistikë.

"Taksat duhet t’i paguajmë deri në fund të qershorit, fundi qershorit I bie nesër. Ne, ato pagesa, është një çikë e zorshme që t’i shlyejmë, ndoshta mund ta shohë njeri që punojmë ditë të shtunë. Po janë dhe rrogat e punëtorëve, janë drita, ujë, janë shumë gjëra të tjera dhe është e pamjaftueshme me atë punë që bëjmë. Për të paguar gjithë këto, kërkojmë vetëm shtyrje, shtyrje, shtyrje që të na lehtësojnë të paktën. Dhe strukturat tatimore të mos na shqetësojnë, se ne jemi në pikë të hallit, çfarë të themi", tregojnë operatorët turistik.

Operatori turistik vuri në dukje edhe mungesën e ndihmës nga qeveria për lehtësimin e kredimarrjes në sektorin e turizmit. Sa për parashikimet për muajin korrik, sytë i kanë drejtuar nga qielli.

"Pasiguri totale është. Nuk parashikojmë dot asnjë lloj gjëje. Ne ecim, Zoti na ndihmoftë, si të themi", tregon një tjetër.

Partia Demokratike premton se kur të vijnë në pushtet nuk do të financojnë kontrata korruptive koncensionare por do të mbështesin me fonde ata që kanë nevojë më shumë se kurrë.

ME TE LEXUARAT