Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ambasada greke sqaron kush lejohet dhe kush ndalohet të kalojë në Kakavijë e Kapshticë

Pas njoftimit te qeverise greke ne lidhje me hapjen e kufirit me Shqiperine dhe vendet e tjera ambasada greke ne Tirane ka bere nje sqarim ne lidhje me situaten duke shpjeguar se kush lejohet te kalpje ne drejtim te shtetit fqinj dhe kush nuk lejohet.

Sqarimi i Ambasades Greke mbi levizjen e qytetarve nga data 1 korrik:

Pas debateve të shumta për hapjen ose jo të kufirit me Greqinë, ambasada helene në Tiranë ka sqaruar përfundimisht se si do të procedohet me lëvvizjen e qytetarëve nga data 1 korrik.

Nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’ ambasada bën të ditur se udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi parashikohen të bëhen përmes fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës.

Ambasada sqaron se nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore, ndërsa sqaron se nga ky kufizim përjashtohen 4 kategori.

Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β’ 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës.

Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore”, thuhet në njoftim.

Kategoritë që përjashtohen
a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi,
b) kalimi i kamionëve për transport mallrash,
c) transporti i mallrave me anije,
d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentet përkatëse.

Ambasada e Greqisë në Tiranë thotë se ky regjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik, ndërsa thotë se do të lajmërojë për çdo ndryshim

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet