A e hapi Greqia kufirin?! Gazetari shqiptar në Greqi: Nuk dihet nëse vendimi vlen për ata pa dokumente

Aktualitet

Greqia hap kufirin për shqiptarët pa asnjë kusht

Kjo deklarate e zedhenesit te qeverise greke eshte percjelle diten e sotme ne lidhje me hapjen e dy pikave kufitare te Kakavijes dhe Kapshtices.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetari shqiptar ne Greqi Robert Goro eshte shprehur spektik ne lidhje me kete vendim te qeverise greke.

Sipas tij, te thuash qe ke hapur pikat kufitare te Kakavijes dhe Kapshtices, eshte disi per tu sqaruar pasi keto vend kalime kane qene te hapura deri tani per shtetasit shqiptare me leje qendrimi ne Greqi, citon lajmifundit.al.

"Problemi eshte per qytetaret shqiptare me pasaporta biometrike. Pyetem ne Kakavije dhe Kapshtice dhe na thane se nuk kemi ende asnje lloj vendimi.

Pyetem ne ministrine e Brendshme dhe na thane se vendimi do te merret per konsultimit me kryeministrin dhe ministrite e tjera", tha gazetari, percjell lajmifundit.al.

Sipas Goros, qeveria greke ka pasur nje mbledhje te marten ku eshte folur per ceshtjen e kufirit, por ende sipas tij nuk ka nje vendim perfundimtar ndersa nuk perjashtohet mundesia qe te kete te reja edhe te merkuren pasi ceshtja eshte ne diskutim./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT