Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

6 ushqime që konsumoni shpesh, por nuk e dini që ju dëmtojnë veshkat

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në trupin tuaj. Ata janë përgjegjëse për largimin e mbeturinave përmes urinës, prodhimin e hormoneve dhe filtrimin e toksinave dhe lëngjeve shtesë në gjakun tuaj. Kjo është arsyeja pse ju duhet të kujdeseni për veshkat tuaja dhe të përpiqeni t’i mbani ato të shëndetshme.

Por, ja që disa ushqime që ju konsumoni vazhdimisht, i dëmtojnë ato.

Se cilat janë ato ushqime, i gjeni më poshtë!

1. Avokadot

Edhe pse avokadot njihen për vlera të larta ushqyese, ngënia e tyre mund të jetë e rrezikshme për veshkat. Arsyeja është se ky frut ka shumë kalium. Kaliumi i tepërt në gjak mund të shkaktojnë probleme serioze.

2. Mishi

Ngrënia e tepërt e mishit mund të shkaktojë probleme në veshka, sepse proteinat e kafshëve janë të vështira për t’u metabolizuar. Kjo e bën eliminimin e produkteve të mbeturinave një barrë për veshkat.

3. Kripa

Një dietë e shëndetshme duhet të ketë një maksimum prej 2300 mg natrium në ditë (rreth një lugë çaji kripë). Nëse hani shumë kripë, veshkat tuaja duhet të punojnë më shumë në mënyrë që të eliminojnë tepricën e natriumit, kështu që ata mund të fillojnë të mbajnë ujë që mund të çojë në presion të lartë të gjakut.

4. Bananet

Nëse dyshoni se keni probleme me veshkat, ushqimi i mirë është thelbësor për të qëndruar të shëndetshëm. Dhe kjo do të thotë të kufizoni konsumin e disa ushqimeve si bananet, sepse ato kanë një nivel shumë të lartë të kaliumit, i cili është i dëmshëm për veshkat dhe i bën ato të mos funksionojnë siç duhet.

5. Bulmeti

Edhe pse produktet e qumështit janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese, shumë qumësht, kos apo djathë mund të shkaktojnë probeme me veshkat. Kjo ndodh për shkak të sasisë së lartë të fosforit që përmban bulmeti.

6. Portokalli ose lëngu i portokallit

Portokalli dhe lëngu i portokallit janë të ulëta në kalori por përmbajnë shumë vitamina C dhe nivele të larta kalimumi. Siç e thamë, kaliumi është i dëmshëm për veshkat, nëse e merrni në sasi të mëdha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. piere says

    pirdh pirdh se lirohesh.iditot.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet