Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

4 vite pas serialit, Syhan dhe Xhesuri bëhen bashkë për një projekt të rëndësishëm

Aktorët Tuba Buyukustun dhe Kivanç Tatlitug janë shumë të njohur në Shqipëri me rolet në seriale shumë të suksesshëm.

Por seriali “Xhesuri dhe e bukura” ishte ai që i bëri bashkë dyshen e aktorëve. Ky serial, prodhim i katër viteve më parë, u transmetua edhe në TV Klan dhe u ndoq shumë nga publiku.

Së fundmi dy aktorët janë bërë sërish bashkë, por jo për një projekt televiziv, serial apo film.

Tuba dhe Kivanç do të mbështesin fushatën e UNICEF për 3000 fëmijë që nuk mund të studiojnë për shkak të pandemisë së Covid-19. Fushata do u sigurojë këtyre fëmijëve kushtet për të mësuar në shtëpi.

Kujtojmë që Tuba dhe Kivanç janë ambasadorë të UNICEF.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet