Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tirana “shemb” Skënderbeun dhe i tregon “dhëmbët” Kukësit, Teuta futet mes më të mirëve

Fitorja e Tiranës 1-2 në fushën e Skënderbeut mbylli javën e 31-ë të Kategorisë Superiore.

Bardheblutë ia dolën të krijojnë sërish distancën komode +9 nga Kukësi i vendit të dytë duke përmbysur disavantazhin 1-0 në 1-2 falë Majkëll Ngosë. Bardheblutë presin rivalin direkt për titull Kukësin në kryeqytet, një sfidë që do të përcaktojë ndoshta përfundimisht fatin e sezonit.

Verilindorët fituan me vuajtje ndaj Bylisit në “Elbasan Arena” falë penalltisë të kthyer në gol nga Vasil Shkurtaj.
Teuta.

Vlerësim maksimal meriton dhe Teuta që merr vendin e tretë në kampionat pas firores 0-3 kundër Vllaznisë dhe humbjes së Laçit 1-0 me Partizanin dhe Skënderbeut 1-2 kundër Tiranës.

Të kuqtë e drejtuar nga Adolfo Sormani u mjaftuan me një gol ndaj kurbinasve në “Air Albania” duke hapur garën për pjesëmarrje në Ligën e Europës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet