Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Situata e rëndë nga Covid-19 në Kosovë, kryeministri Hoti paralajmëron izolimin total

Kosova vijon të ketë rritje të rasteve të reja me koronavirus, po ashtu edhe humbje jete.

Gjendur para një situate të tillë, kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se nëse vazhdon gjendja kështu, do të kthehet izololimi total.

“Rastet me COVID-19 po rriten shumë. Me këtë ritëm, shpejt do të bllokohet Klinika Infektive dhe atëherë mjekët tanë do të përballen me vendime të vështira morale se kënd duhet ndihmuar më parë. Ato skena i kemi parë në vendet që e përjetuan shumë rëndë këtë pandemi. Nuk mund të lejojmë të na krijohen situata të tilla. Nëse vazhdon ky ritëm, do të detyrohemi t’i kthejmë masat e izolimit total, të cilat do të kenë pasoja të rënda për ekonominë dhe familjet tona”, tha Hoti.

Në Kosovë, deri tani, janë regjistruar 2590 raste pozitive, prej të cilëve 1394 janë shëruar, 48 kanë vdekur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet