Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shqipëria nën ndikimin e temperaturave të larta, njihuni me parashikimin e motit

Sot në vendin tonë do të kemi mot të kthjellët, i alternuar herë pas here me vranësira që mund të sjellin reshje lokale në zonat malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16ºC në 31ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 36ºC.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Edhe nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15ºC deri në 29ºC dhe në zonat e ulëta nga 20ºC në 32ºC.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet