Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pamje satelitore japin mesazhin e fortë për botën! Çfarë po ndodh në rajonin më të ftohtë në tokë

Zjarret e rënë na Siberi po vijojnë përhapjen e tyre në veri të Arktikut duke shkatërruar çfarë do që gjejnë përpara.

Pamjet satelitore tregojnë flakët e zjarrit që kanë dalë jashtë kontrollit brenda pak orësh dhe ndodhen 48 km larg Qqeanit Arktik.

Në polin më të ftohtë të Verkhoyansk, Siberi, këtë verë po shënohet temperatura rekord të larta mbi 23 gradë celsius dhe tashmë në këtë vend të veriut rus kanë plasur zjarret.

Programi i Vëzhgimit të Tokës i Bashkimit Evropian vuri re flakët në tundrën e gjerë në rajonin e pasur me diamante të quajtur Yakutia, rajoni më i ftohtë i banuar në planetin tokë. Imazhi tregon rrethin e djegur Anabar, në jug-perëndim të grykëderdhjes së lumit Olenyok në Detin Laptev.

Zjarri i egër u fotografua nga sateliti “Copernicus Sentinel-2” dhe besohet të jetë zjarri më në veri i regjistruar ndonjëherë në rrethin Arktik.

Në një deklaratë nga ky progeam thuhej:

“Ndërsa zjarret janë të zakonshëm në këtë kohë të vitit, temperaturat rekord dhe erërat e forta po e bëjnë situatën veçanërisht shqetësuese.”

Sakaq paralajmërimi është i qartë për planetin tokë:

Ngrohja rekord në Siberi është një shenjë paraljmëruese e përmasave të mëdha me pasoja katastrofike!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet