Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Në Itali insistojnë, e ardhmja e Hysajt ka ndryshuar!

E ardhmja e Elseid Hysaj dukej e destinuar, shihej gjithnjë e më larg Napolit, në një kohë kur me Ancelottin në stol kishte humbur rolin e tij si titullarë dhe jo vetëm.

Prej kohësh menaxheri i Hysaj por dhe vetë kapiteni kuqezi kishin shprehur publikisht dëshirën e tyre për të ndryshuar ambient por ja që gjerat kanë ndryshuar shumë me Gattuson në stol. Hysaj u rikthyer sërish si titullar dhe si protagonist me ish trajnerin e Milan që e vlerëson shumë.

Ky raport i ri me trajnerin ka bërë që palët, Hysaj dhe Napoli tashmë të diskutojnë mundësinë për rinovimin e kontratës.

Sipas “Il Mattino”, Hysaj mund të qëndroj edhe për një tjetër sezon me Napolin por fillimisht kërkon garanci. Për ti plotësuar dëshirën anësorit kuqezi, Napoli po shtyn Kevin Malciut drejtë largimit, në mënyrë që Hysaj të jetë më i qetë për të ardhmen, largimi i Malciut do të thotë një rival me pak në krahë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet