Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Inter i papërmbajtshëm në merkato, pas Hakimi gati akordi për talentin italian

Inter pret zyrtarizimin e Achraf Hakimi, por ndërkohë hidhet në sulm për një tjetër goditje të madhe në merkaton e verës. Prej kohësh një objektiv fiks, klubi zikaltër kërkon të mbyllë sa më shpejt transferimin e Sando Tonali.

Mediat përtej Adriatikut flasin për një përshpejtim të tratativave me Brescia. Kjo e fundit është gati të lerë të lirë talentin e futbollit italian për 50 milion euro.

Një shifër e lartë për t’u paguar menjëherë nga Inter, që ofron një tjetër formulë. Zikaltërit janë gati të paguajnë 35 milion euro plus një sërë bonusesh lehtësisht të arritshëm. Si pasojë palët janë shumë pranë dhe javën e arshme parashikohet shtrëngimi i duarve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet