Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ekipi i njohur bie nga kategoria, tifozët futen në fushë dhe rrahin futbollistët

Rrëmujë dhe përplasje fizike është parë në fushë pas përfundimit të ndeshjes mes Debreçenit dhe Paksit në Hungari.

Pas përfundimit të ndeshjes në shifrat 1 me 1, Debreçeni ra zyrtarisht nga kategoria çka solli edhe irritim të madh tek tifozët të cilët nuk e mbajtën dot veten.

Sapo ra bilbili, lojtarët e Debreçen u shtrinë në fushë të mbytur nga trishtimi, por pas tyre rendën menjëherë edhe tifozeria për t’i rrahur futbollistët e ekipit të tyre.

Sipas tifozerisë, ata janë shkaktarët kryesorë për humbjen dhe rënien nga kategoria!

Futbollistët Nikolla Trujiç dhe Luka Milutinoviç janë dy më të dëmtuarit nga ky kaos i madh, teksa u desh ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e tifozëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet