Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Taulant Xhaka gati të vishet bardhezi, klubi i madh nis ofensivën për mesfushorin e Kombëtares

Taulant Xhaka mund të ndryshojë ekip këtë verë, teksa pritet të vishet bardhezi.

Mesfushori pëlqehet shumë nga Beshiktashi dhe drejtuesit e këtyre të fundit kanë nisur punën për të marrë në Turqi lojtarin shqiptar.

“Takvim” raporton se drejtuesit e Beshiktashit kanë nisur kontaktet me Bazelin dhe po mundohen të mbyllin marrëveshjen për Xhakën.

Edhe vetë lojtari ka dhënë miratimin e tij për të kaluar në Turqi, teksa do i pëlqente të luante për një ekip të madh si Beshiktashi në sezonin e ardhshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet