Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Test Covidi me lëpirëse, Musa Ulqini bie në kurthin e kamerës së fshehtë

Regjisori Ismet Drishti ka zhvilluar një kamera të fshehtë me deputetin e Partisë Socialiste Musa Ulqini.

Drishti ka bërë rolin e një mjeku, duke i thënë deputetit Ulqini se duhet të bëje testin e tamponit.

Pas një komunikimi në telefon, Drishti në rolin e një mjeku lë takim me Musa Ulqinin në një vend të njohur në Tiranë.

Pasi takimi lihet në orën 5 pasdite, Musa Ulqini paraqitet fiks në orarin e caktuar.

Ismet Drishti dhe një bashkëpunëtor, të maskuar si mjekë i thonë deputetit se duhet të bëjë testin e koronavirusit. Ulqini bën testin, por duket se është testim “krejt ndryshe”.

Musa Ulqinit i jepet një lëpirësë dhe i thuhet që të provojë nëse ajo ka shije. Për më tepër shikoni kamerën e fshehtë të realizuar me deputetin socialist.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet