Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

SHBA dhe Komisioni i BE-së grumbullojnë fonde shtesë për vaksinën

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, deklaroi se pas një maratone të gjatë për të mbledhur të tjera fonde për vaksinat, testet dhe terapitë anticovid, deklaroi se”Si gjithmonë, përballë sfidave globale, amerikanët janë të pranishëm dhe kanë një rol udhëheqës. Sot Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë se 545 milion dollarë të tjerë fonde janë grumbulluar për të ndihmuar në luftimin e pandemisë dhe për të parandaluar pandemitë e ardhshme ”

Vaksinat, tjetër angazhim i Komisionit të BE-së prej 4.9 miliardë euro

Në një event për mbledhjen e fondeve për vaksinat, Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen njoftoi për një tjetër shumë prej 4.9 miliardë eurosh të siguruar nga Banka Europiane e Investimeve dhe ‘Team Europe’.

Më 4 maj, në një konferencë donatorësh me iniciativën e Komisionit Europian, krerët e shteteve dhe qeveritë e Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Norvegjisë, Ursula von der Leyen deklaroi se ishin grumbulluar më shumë se 8 miliardë për të ndihmuar në luftimin e pandemisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet