Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ngjarje tragjike, 13-vjeçarja nga Kosova mbytet në pishinë

Një 13 vjeçare nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në fshatin Baincë të Lipjanit.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, e mitura është mbytur në një pishinë. Ajo kishte arritur pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është dërguar në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete.

Njësitet kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”, thuhet në reagim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet