Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Dybala shou”, argjentinasi kthehet me numra fenomenalë

“Dybala shou”. Argjentinasi ka lënë pas krahëve gabimin fatal nga pika e bardhë në finalen e Kupës së Italisë duke vulosur ndeshjen në Bolonjë ashtu siç kishte bërë përpara pauzës kundër Interit: Juventusi i parë i Serisë A pas ndalesës prej pandemisë “COVID-19” ishte i njëjti i përpara pauzës.

Me një kthesë me të majtën në shtyllën e dytë, tani një gol “alla Del Piero”, Dybala u dha një shuplakë tre muajve e gjysmë të errët, fillimisht me zbulimin e të qenit pozitiv ndaj Koronavorusit bashkë me të fejuarën Oriana e më pas me gabimin e cituar të penalltisë kundër Napolit.

10 NGA 11 – Goli i realizuar në “Dall’Ara” ishte i treti për Dybalën në katër javët e fundit të Serisë A, pas prekjes me të jashtmen kundër zikaltërve dhe pas goditjes së dënimit që kishte zhbllokuar rezultatin kundër Breshas, por “Joya” ka përdorur të majtën e tij për plot 10 gola bardhezinj, duke shënuar e duke asistuar në 11 javët e fundit.

E nisi me të majtën magjike fluturimthi, me të cilën zhbllokoi rezultatin në “Marassi” kundër Sampdorias më 18 dhjetor, vazhdoi duke fituar penalltitë e shndërruara në gol nga Ronaldo kundër Cagilarit dhe në Romë, më pas i ofroi asistin Demiralit për golin e parë kundër verdhekuqve.

Kundër Parmës një tjetër asist për Ronaldon, kundër Fiorentinës një korner i “pikturuar” në kokën e De Ligt dhe në fund, pas tre golave të parë të cituar në Bresha, Inter e Bolonjë, asistin për Ramseyn në fushën e SPAL-it. Në vetëm dy ndeshje të vetme të këtij cikli, numri 10 nuk ka shënuar dhe asistuar: Juventusi ka humbur 2-1 kundër Napolit dhe në Veronë (ku argjentinasi luajti vetëm 30 minutat e fundit).

NJË FINALE TË MADHE – Pas një starti të mirë, Dybala u bllokua në Bresha në javën e 5-të, me një “asist” që shkaktoi autogolin e Shanselor për të dërguar shifrat në 1-1. Nga ai moment, numri 10 nuk është ndalur më kurrë. Pas atij ndaj mbrojtësit të Breshas, ka realizuar në fakt 8 asiste për shokët e tij, gjysmën e atyre të Ronaldos. Në total, 12 gola të krijuar nga 37 aksione. Shkurt, pa Paulon, ky Juventus nuk mund të bëjë për momentin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet