Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zbardhet dëshmia e të dashurës së Hekuran Billës: Jam paguar nga Viktor Marku për t’i dhënë informacion

Zbardhet dëshmia e Adiola Lakrës, e cila ka qenë e dashura e Hekuran Billës, të vrarë në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit.

Sipas dëshmisë, vajza pranon se ka ngritur pritë të dashurit dhe këtë e ka bërë për para. Ajo ka pranuar që është paguar nga Viktor Marku për tij dhënë informacion se ku ndodhej Hekuran Billa.Besohet se lidhjen e ka krijuar me trysninë e Markut, por nuk pranon se ata kishin plan për ta vrarë.

Ajo ka treguar se e dinte që ishin në hasmëri por jo që të kishin një plan për ta vrarë, duke kërkuar të lehtësojë veten.Lidhja e saj me Hekuran Billën ka ndodhur rreth 1 vit më parë, sapo ai ka dalë nga burgu i Fushë-Krujës, ku gjyqtarja Hoxha e Liroi me kusht. Adiola është e njohura e Sebastian Malit, dhe ai ja ka kërkuar si nder, por edhe duke i dhënë para që të flirtonte me Billën për të mësuar më tepër rreth tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet