Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Të shqetësuar në maksimum për rritjen e kurbës”, flet mjeku Pipero: Është përtej pritshmërie tona

Rritja e numrit të të prekurve me Covid-19 në vendin tonë është përtej pritshmërive dhe ky fakt duhet konsideruar shqetësues, sipas mjekut Pëllumb Pipero.

Mbrëmë në Opinion, Pipero tha:

“Ishte e pritshme që pas hapjes të kishim një shtim të rasteve, por është përtej pritshmërie tona. Është një lajm që duhet konsideruar shqetësues dhe duhet të jemi të shqetësuar në maksimumin e mundshëm. Të gjithë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm. Rreziku nga sëmundja është njëlloj. Nëse ne prekemi nga COVID -19, nëse ne jemi moshë e thyer, kemi sëmundje kronike, rreziku është po njëlloj, sa i takon transmetueshmërisë, ajo është ulur relativisht.”

Por, cilat janë zona më të “nxehta” të prekura nga virusi?

Sipas Piperos, i gjithë vendi ka raste të shënuara, por zonat urbane janë më të rrezikuarat:

“Unë besoj që në të gjithë vendin ka raste, por zonat e mbipopulluara, zonat urbane, si Shkodra, Tirana, Kruja me industrinë fasone kanë rastet më të larta. Sidomos aty ku ka aktivitet ekonomik tek të cilat nuk respektohet protokolli”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet