Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pas bjellorusëve në Shqipëri vijnë dhe turistët ukrainas, shtohen charter-at në Rinas

Shqipëria ka filluar të mirëpresë charter-at e parë me turistë. Pas Bjellorusisë, të premten mbërrin në Rinas charter-i i parë me turistë nga Ukraina, përmes linjës Jonika Airlines.

Lajmi u dha nga Tirana International Airlines, në njoftimin që bëri për fluturimet që do të operojnë gjatë ditës së nesërme. Burime nga TIA thanë se charteri nga Kievi është me turistë dhe se linjat direkte gradualisht po shtohen.

Më herët, filloi fluturimet Belavia, në linjën Tiranë –Minsk, me turistë nga Bjellorusia, që pushuan kryesisht në Durrës, Vlorë e Sarandë.

Krahas linjave charter po shtohen dhe destinacionet, ku krahas Italisë, Vjenës e Beogradit po shtohen fluturimet drejt Gjermanisë, pasi Wizz Air njoftoi shtimin e destinacioneve të reja drejt Shqipërisë.

TIA njoftoi se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀⠀

Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Albawings – Tiranë – Duseldorf dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Luton dhe kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Jonika Airlines – Tiranë – Kiev
Air Serbia Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Albawings – Tiranë – Hamburg dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bolonjë dhe kthim
Aegean Airlines – Tiranë – Athinë dhe kthim
Albawings – Tiranë –Bari dhe kthim
Belavia – Tiranë –Minsk dhe kthim

Bashkimi Europian ende nuk ka vendosur hapjen e kufijve për Ballkanin Perëndimor dhe mund të udhëtojnë vetëm shtetasit e BE-së dhe ata që janë të pajisur me leje qëndrimi, ose kanë vizë të posaçme.

TIA u kujton pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU./ Monitor

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet