Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndodh në burg! I dënuari me 25 vite bëhet matematicien vetëm me një letër e laps

Shpeshherë dëgjojmë se në burg ke mundësi të lexosh dhe të mësosh shumë gjëra, një rast i tillë ka ndodhur në një burg të Amerikës, ku një i dënuar ka mësuar bazat e matematikës së zhvilluar.

Christopher Havens, i dënuar për vrasje me 25 vjet burg tanimë është bërë lajm në mediat botërore pasi ka zhvilluar inteligjencën e tij në ambientet e burgut duke studiuar matematikën.

Për më tepër Havens i janë botuar punimet e tij në revista akademike të matematikës, pasi ai arrin të zgjidhë edhe problemat nga më të vështirat, përcjell Lajmi i Fundit.al.

Vetëm me një stilolaps dhe letër në qelinë e burgut, Christopher gjeti një zgjidhje për problemin matematik, që nga koha e Euklidit, shekuj më parë, për fraksionet e vazhdueshme.

I burgosuri i kishte shkuar një matematicieni se ishte i interesuar për libra mbi teorinë e llogaritjes dhe numrave. Nuk vonoi shumë dhe matematicieni Umberto Cerruti i erdhi në ndihmë, duke e zhvilluar së tepërmi inteligjencën e të burgosurit.

Vetë Havens ka mbaruar vetëm gjimnazin, por ia është shprehur:

“Kishte më pak se një vit që isha burg. Shkollën e kam lënë dhe hyra në rrugë të keqe. Fillova të pija drogë dhe shkova deri në krimin për të cilin jam dënuar. Këtu, në izolim, kuptova se më pëlqenin numrat. Kaloja diku rreth 10 orë në ditë duke studiuar. Ky ishte moment i rëndësishëm në jetën time.”, citon Lajmi i Fundit.al.

Aktualisht Havens po ndjek studimet në distancë nga Universiteti Shtetëror Adams, teksa po përgatitet për gradë shkencore.

Në burg ai ka krijuar edhe klasën e tij të matematikës ku jep mësim për të burgosurit.

I penduar për krimin, ai shprehet se kontributi i tij në matematikë është një mënyrë që ai të paguajë “borxhin e tij ndaj shoqërisë”.

Kujtojmë që gjetjet në matematikë të Havens, të botuara edhe në revistën Research in the Number Theory,  treguan për herë të parë disa rregullsi në përafrimin e një klase të madhe numrash.
Rezultatet e tij hapin fusha të reja studimi për teorinë e numrave.

Burimi: The Telegraph | Përktheu dhe përshtati: Lajmi i Fundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet