Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Abuzuan seksualisht me vajzën nga Kosova/ Gjykata cakton masën për 2 vëllezërit nga Kukësi

Gjykata e Kukësit ka vendosur për dy vëllezërit me iniciale Xh. H dhe M.H, përkatësisht 31 dhe 24 vjeç nga fshati Lojme i Kukësit masën “Arrest me burg”.

Këta të fundit, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar me vajzën nga Klina e Kosovës, e cila ishte larguar nga shtëpia të premten e 19 qershorit teksa ishte e raportuar si e humbur nga familjarët.

Dy vëllezërit nga Kukësi janë akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me një 20 vjeçare me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë, raportohet se gjatë seancës ndaj tyre, dy vëllezërit nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet