Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

OBSH: Pandemia jo vetëm shëndetësore por edhe socio-ekonomike, pasojat do të ndihen për dekada

Pandemia e krijuar për shkak të Covid 19, vazhdon të përshpejtohet në të gjithë botën.

Sipas Kreut të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se janë regjistruar 1 milion raste të reja vetëm në 8 ditët e fundit.

Ky i fundit, shtoi se: “Ne e dimë se pandemia ëshë më tepër sesa një krizë shëndetësore, ajo është gjithashtu dhe një krizë socio-ekonomike, ku efektet e saj do të ndjehen për dekada me radhë”.

Shefi i OBSH, u bëri gjithashtu thirrje qeverive dhe shoqërive që të përgatiten për pandemitë e mundshme në të ardhmen, të cilat mund të ndodhin,

“Në çdo vend në çdo kohë dhe të vrasin miliona njerëz nëse shtetet nuk janë të përgatitur. Ne nuk e dimë se ku ose kur do të ndodhë pandemia tjetër, por ne e dimë se do të ketë një ndikim të tmerrshëm në jetën dhe ekonominë botërore”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet