Ekzekutimi i Hekuran Billës/ Sot jepet masa për Viktor Markun që u arrestua në Mal të Zi

Aktualitet
Ekzekutimi i Hekuran Billës/ Sot jepet masa për Viktor Markun që

Viktor Marku, ditën e sotme pritet të njihet me masën e sigurisë, pasi është arrestuar për ekzekutimin e Hekuran Billës që ndodhi në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit.

Ditën e djeshme, seanca për Markun u shty, pasi gjykata ka kërkuar që të vihet në dispozicion të saj procedura e ndalimit e më pas arrestimit të Viktor Markut nga autoritetet malazeze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit, ka refuzuar pjesëmarrjen në krim, ndërsa ka deklaruar se ditën e vrasjes ai ka qenë në Mal të Zi.

Një ditë më parë, avokati i tij Ilir Murati deklaroi se klienti i tij është arrestuar pa urdhër ndalimi.

Sipas avokatit, nga sistemi TIMS rezulton se Marku ndodhej në Mal të Zi që prej muajit Janar.

Për sa i përket nipit të Markut, Sebastian Mali, avokati tha se ai është një student i shkëlqyer i Juridikut.

Viktor Marku, u arrestua në Mal të Zi, i cili kishte hyrë ilegalisht dhe tentoi që të largohet që andej me identitet tjetër, poru arrestua nga policia.

Sipas policisë, Viktori dhe nipi i tij kanë kryer në bashkëpunim vrasjen e Hekuran Billës duke përdorur edhe “skemën” e një mjeti me qira të marrë tek një firmë private.

ME TE LEXUARAT