Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Covid 19/ Hapin kufijtë dhe rinisin aktivitetet por disa zona rikthehen në zona të kuqe

Ndërsa Europa ka lehtësuar masat e ndërmarra për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit, disa vende po bëjnë hapa pas dhe po rikthehen në zona të kuqe.

Rikthimi në normalitet në Spanjë duket i dobët. Në vijim të rihapjes së kufijve dhe rifillimit të sezonit turistik, autoritetet urdhëruan kthimin në fazën 2, në tre rrethe të Aragonës, pas zbulimit të shpërthimeve të reja të infeksionit në disa aktivitete prodhuese.

Në Gjermani, qeveria merkel është e shqetësuar sidomos për përhapjen e infeksionit në fabrikat e përpunimit të mishit.

Hipoteza e një zone të re të kuqe është gjithashtu në diskutim në Uellsin e Veriut, pas zbulimit të një shpërthimi të ri Covid midis punonjësve të një fabrike ushqimi.

Në Portugali janë bërë hapa mprapa, pas vatrave të reja nga koronavirusi sidomos në kryeqytetin Lisbonë. Qeveria ka rikthyer disa nga masat e kufizimit, si për shembull mbylljen e të gjitha dyqaneve, kafeneve dhe klubeve në orën 20:00.

Portugalia deri më tani ka pësuar një ndikim relativisht të moderuar të pandemisë. Në total, ka më pak se 40.000 raste dhe 1.500 viktima.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet