Shërbeu me të brendshme në spitalin Covid-19 dhe u pushua, infermierja merr ofertën e pabesueshme

Bota

Kur pandemia ishte në kulmin e saj, një infermiere ruse u bë krye-lajm në shumë media botërore, pasi kjo e fundit ishte fotografuar në spital vetëm me të brendshme dhe uniformën e tejdukshme teksa u shërbente pacientëve me Covid-19.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Infermierja Nadezhda Zhukova, 23 vjeçe, u ballafaqua me zyrtarët e Spitalit Klinik Rajonal Tula dhe u tha atyre se kishte shumë vapë dhe ishte e pamundur të mbante rroba të tjera poshtë uniformës.

Por, zyrtarët e spitalit nuk ia morën parasysh arsyetimin dhe e pushuan nga puna.

Megjithatë, pas shiut del gjithmonë dielli apo jo?

Tashmë Zhukova ka marrë një ofertë pune nga marka ruse e veshjeve sportive “Zasport”, e cila i ka ofruar 23-vjeçares të jetë imazhi i kompanisë së tyre.

Ish-infermierja, e pranoi ofertën dhe tashmë është modele.

Lidhur me këtë transformim në karrierën e saj ajo u shpreh:

“Që kur isha e vogël, kam dashur të bëhem mjeke. Kam trajtuar kukullat e mia dhe kam luajtur mjekë dhe infermierë. Synoj që së shpejti të kthehem në shkollë për përfundimin e doktoraturës”, citon Lajmi i Fundit.al.

ME TE LEXUARAT