OBSH: Rritje rekorde, 183 mijë raste të reja infeksioni brenda një dite

Bota
OBSH: Rritje rekorde, 183 mijë raste të reja infeksioni brenda

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka raportuar rritje rekorde të numrit të të infektuarve me koronavirus brenda një dite.

Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka deklaruar se numri total i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 183.020, dhe më shumë se gjysma, 116.000, kanë qenë në territoret amerikane.

Sipas raportit të detajuar, Brazili ka raportuar më shumë raste, 54.771, Shtetet e Bashkuara 36.617, dhe India 15.400 raste të reja të infektuarish.

Sipas OBSH-së, në kontinentin e Amerikës janë regjistruar viktima po ashtu 219.000 pacientë, ndërsa Evropa renditet e dyta me 193.000 viktima.

ME TE LEXUARAT