Modelja shqiptare: “Babi më ka thenë edhe 10 burra po të marrësh unë nuk të vij më në dasmë"

Showbiz
Modelja shqiptare: “Babi më ka thenë edhe 10 burra po të

E ftuar në emisionin “Pop Culture”, Adrola Dushi ka folur pa dorashka për jetën e saj personale.

Modelja ka rrëfyer jo vetëm për jetën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe karrierën si modele, por edhe për të kaluarën dhe fillimin e vështirë kur nisi punë në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Modelja tregoi se ishte një vajzë thuajse “e burgosur” nga familja e saj, me dy vëllezër që e ruanin gjatë gjithë kohës nga meraku për të.

Mirëpo, në jetë ndodhin edhe gjëra që të tjerët s’i kontrollojnë dot, siç ishte divorci i modeles.

Bukuroshja pranoi se megjithëse familjarët e saj e kanë kuptuar që ishte vendimi i duhur, sërish e vuajnë faktin që ajo është ndarë.

E pyetur nëse familja e saj ëndërron ta shohë sërish me fustan të bardhë, Adrola u shpreh duke qeshur:

“Nuk di ça të them, të betohem! Më ka thënë babi edhe 10 burra po të marrësh unë nuk të vij më në dasmë, domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë”.

Megjithatë, modelja shtoi se ajo dhe ish partneri, Adisi, ishin në moshë shumë të vogël asokohe, ndaj nuk i vë faj askujt.

Për më tepër Adrola tregoi se tashmë që i biri Troi, ka shkuar të jetojë me të në SHBA, ajo është më e qetë dhe më e lumtur.

Ndër të tjera, ajo rrëfeu se përsa i përket një romance të re, nuk ka asgjë në horizont.

Megjithatë Adrola pranoi se ende beson në dashuri dhe është në pritje të princit të kaltër.

ME TE LEXUARAT