Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

96 raste të reja në Kosovë/ Ja komunat me numrin më të lartë të infektuarve

Sipas njoftimit të fundit të IKSHPK-së, janë konfirmuar 96 persona të prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 29 të shëruar.

Ndërkohë, numri total ka shkuar në 2.169, dhe 36 persona kanë humbur jetën.

Komunat me më së shumti raste aktive janë Prishtina, Vushtrria dhe Prizreni.

Kryeqyteti i Prishtinës ka rreth 315 raste aktive, duke u pasuar nga Vushtrria me 250 dhe Prizreni me 96.

Malisheva, që dikur ishte një nga vatrat e koronavirusit, tashmë nuk ka asnjë rast aktiv ku nga 77 të prekurit janë shëruar 76.

Gjithashtu, Komuna e Gjilanit ka 20 raste me Covid 19, më pas Prishtina e Prizreni me 19 raste. Sot është shënuar edhe viktima e 36.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet