Shtohen rastet me koronavirus në Pogradec në 24 orët e fundit

Aktualitet
Shtohen rastet me koronavirus në Pogradec në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Pogradeci ka regjistruar 4 raste të reja me koronavirus.

Burime të sigurta bëjnë me dije se janë kontakte të personave të mëparshme të infektuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur një numër të lartë të rasteve me Covid 19, teksa është shtuar edhe numri i pacientëve në spital.

Ditën e djeshme, u regjistruan 53 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, ndërsa ndërroi jetë një 70 vjeçare nga Durrësi, e prekur nga Covid 19 dhe me sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë, 63 pacientë ndodhen të shtruar në Infektiv, mes tyre dhe mosha të reja.

Numri i personave që kanë humbur jetën në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 43.

ME TE LEXUARAT