Pëllumb Pipero jep alarmin: Kemi mbi 20 të shtruar në një ditë, ju lutem maska dhe distancë

Aktualitet
Pëllumb Pipero jep alarmin: Kemi mbi 20 të shtruar në një

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, që gjatë këtyre muajve është kthyer në një nga zërat më të fortë të informimit për Covid 19, në një postim që ka bërë në llogarinë e tij të “Facebook”, iu bën apel qytetarëve të përdorin maska dhe të ruajnë distancën.

Pëllumb Pipero shkruan se është trishtuese të dëgjosh se Shqipërisë i mbyllen kufijtë, duke iu referuar Malit të Zi dhe më trishtuese të dëgjosh se janë mbi 20 të sëmurë që shtrohen në një ditë në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj ai lutet që qytetarët të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën.

Ndryshe, mjeku i njohur i infeksionit thotë se do kthehemi shumë mbrapa në kohe, edhe të mbyllur për Europën.

Ky i fundit kërkon që qytetarët të dëgjojnë specialistët, pasi qeveria nuk ka asgjë në dorë.

Mesazhi i plotë:

“Nuk dua t’ju zgjoj, por zgjohuni me një mesazh nga unë/dhe ne, të pa gjumit!

Është trishtuese të dëgjosh se Shqipërisë i mbyllen kufijtë, është edhe më trishtuese të dëgjosh se sot, disa muaj mbas fillimit të epidemisë, në spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 të sëmurë, shumë më shume se sa u shtruan në një ditë, në fillim të kësaj epidemie në vendin tonë. Dhe pse vallë?!

Mos virusi u zhduk! Mos vallë pandemia mbaroi! Mos vallë virusi nuk qarkullon më mes nesh dhe me ne çdo ditë, orë e minute!

Mos vallë shkenca zbuloi një vaksinë?! Mos vallë ne mjekët kemi në dorë një medikament kundër këtij virusi ende vrasës? JO!

Virusi është ende midis nesh! Ne ende nuk kemi një vaksinë! Ne ende nuk kemi një ilaç ndaj tij!

Po si dhe me çfarë mund ta luftojmë?! Vetëm me një armë!

Me distancë dhe me Maskë! Ndaj sot, në fillim të kësaj dite të re, po ju lutem:

Ruani distancën dhe mbani maskën!

Ndryshe do na ktheni shume mbrapa në kohë, edhe pse të hapur brenda nesh, do jemi të mbyllur për Europën!

Ju lutem me dëgjoni SOT. Nesër është shumë vonë! Qeveria nuk ka asgjë në dorë! Gjithçka është në duart tona!

Ju lutem me dëgjoni mua! Mos dëgjoni politikanet sot! Dëgjoni specialistët! Maska dhe distanca! Vetëm kaq mjafton!

Kaq pak, për të përfituar më shumë liri ne pandemi, më shumë ekonomi në pandemi, më shumë argëtim në pandemi, dhe aspak izolim me botën që po hapet çdo ditë!

Na i hiqni kufijtë, duke i vënë kufi virusit, thjesht dhe vetëm me një maskë dhe distancë.”.

ME TE LEXUARAT