Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kontrolle të shtuara në plazhin e Durrësit/ Arrestohen administratorët e subjekteve

Policia e Durrësit po kryen kontrolle në zonën bregdetare, duke ndëshkuar subjektet që kanë zaptuar pronën pubike.

Gjatë aksionit, janë arrestuar dy administratorë të një subjekti, të cilët kanë kundërshtuar uniformat blu, si dhe është proceduar një person për pushtim toke.

Uniformat blu, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike, pra plazhin, duke vendosur çadra dhe shezllonë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjatë veprimeve të kryera nga punonjësit e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit me iniciale F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. M., 32 vjeç, pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezllonë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Nga Policia bashkiake për të dy subjektet u vendos masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Pushtimi i tokës”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet