Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Hapet Bypass i Fierit, por punimet vijojnë deri në fund të gushtit

Në datën 15 qershor qeveria bëri anagurimin e radhës për Bypassin e Fierit. Ky segment rrugorë është I qarkullueshëm për automjtet, por në fakt punimet për këtë vepër publike vijojnë ende.

Kreu I Autoritetit Rrugorë Ergys Verdho tha për emisionin E-Zonë në Vizion Plus se punimet janë për rrugët dytësore, lidhja me Apolloninë dhe me qytetin e Fierit.

Deri në fund të gushtit sipas afatit edhe këto punime parashikohet të përfundojnë. Në total Bypass I Fierit ka një gjatësi prej 22 km, ndërsa kostoja e tij arrin në 44 mln euro.

Kjo është rruga që ka sfiduar cdo afat të mundshëm të premtimeve, pasi punimet për ndërtimin e saj kanë arritur n afro një dekadë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet