Digjet gjatë natës makina e doganierit në Vlorë, flakët ‘nuk kursejnë’ mjetin e parkuar ngjitur

Aktualitet
Digjet gjatë natës makina e doganierit në Vlorë, flakët

Një makinë në Vlorë është djegur gjatë natës. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10 në lagjen Pavarësia.

Ka marrë flakë makina tip ‘Mitsubishi Pajero’, ku zjarri ka djegur pjesën e përparme. Po ashtu bëhet e ditur se mjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet M.N, punonjësi të Doganës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, nga flakët ka pësuar dëmtime dhe një tjetër makinë që ka qenë e parkuar pranë, tip ‘Opel’. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve.

NJOFTIMI I POLICISE

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ka marrë flakë në parkim automjeti tip Mitsubishi Pajero, në pronësi të shtetasit M.N, i cili si pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Po punohet për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT