Tragjike në Greqi, shqiptari humb jetën në aksident

Aktualitet
Tragjike në Greqi, shqiptari humb jetën në aksident

Një 21-vjeçar shqiptar ka nderruar jetë si rrjedhojë e një aksidenti rrugor me motor të ndodhur në Ajaso të ishullit Lesbos.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 21:00 në zonën e Geras, ku 21 vjeçari me motoçikletë u përplas me një 19 vjeçar grek nga zona Morias. Ky i fundit udhëtonte me një motor të vogël, shkruajnë mediat greke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas dëshmitarëve, 21-vjeçari ecte paralel me një automjet ndërsa nga ana e kundërt vinte 19-vjeçari. Si pasojë e përplasjes së fuqishme, dy të rinjtë kanë “kërcyer” disa metra larg.

Aksidenti i frikshëm ka shokuar banorët e zonës, ndërsa ka zhtyur në zi familjarët e të rinjve.

ME TE LEXUARAT