Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mbi gjysmë milioni rastet me Covid 19 në Rusi

Numri i të diagnostikuarve me Covid 19 deri më tani në Rusi, është 569.063, ndërsa i viktimave 7.841.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 7.972 raste të reja me virusin.

Ndërkaq, bilanci ditor i viktimave është rritur për 181, teksa numri i të shëruarve ka shkuar në 324.406, me 10.443 të shëruar në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimeve zyrtare, rastet e sotme ditore kanë shënuar rritje për 1,4 për qind, ndërsa 32.7 % e rasteve të reja nuk kanë shfaqur simptoma.

Në Moskë, autoritetet kanë lehtësuar masat kufizuese, ndërkohë që janë regjistruar 1.136 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 211.921, ndërsa numri i viktimave në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.531, me 48 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi për Shëndetin Publik dhe të Drejtat e Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në rusi janë kryer mbi 16,3 milionë teste.

Rasti i parë me Covid 19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.
Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet