Humb jetën në aksident rrugor 21 vjeçari shqiptar

Aktualitet
Humb jetën në aksident rrugor 21 vjeçari shqiptar

Një 21 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si rrjedhojë e një aksidenti rrugor me motor të ndodhur në Ajaso të ishullit Lesbos.

Sipas mediave greke, 21 vjeçari me motoçikletë u përplas me një 19 vjeçar grek nga zona Morias i cili udhëtonte me një motor të vogël.

Sipas dëshmitarëve, 21-vjeçari ecte paralel me një automjet, ndërsa nga ana e kundërt vinte 19 vjeçari. Si pasojë e përplasjes së fuqishme, dy të rinjtë kanë “kërcyer” disa metra larg.

Aksidenti i frikshëm ka shokuar banorët e zonës, ndërsa ka zhtyur në zi familjarët e të rinjve.

ME TE LEXUARAT