Ç’po ndodh me dyshen? Arbenita Ismajli çaktivizon llogarinë e saj të “Instagram”

Showbiz
Ç’po ndodh me dyshen? Arbenita Ismajli çaktivizon

Pas muajsh të tërë larg njëri-tjetrit për shkak të karantinës, më në fund Arbenita Ismajli dhe reperi Fero u takuan së bashku.

Nuk vonoi shumë që modelja ta ndante gëzimin me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke u shprehur se “ps erdha te burri pakez”, siç e quan ajo Feron.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo, nuk e dimë ç’ndodhi dhe pasi u bënë disa orë nga takimi i tyre, papritur Arbenita u zhduk nga rrjetet sociale.

Pa lajmëruar fare ndjekësit e saj për këtë shkëputje, modelja vendosi të çaktivizojë llogarinë në Instagram, duke i lënë fansat me pikëpyetje.

Me të drejtë, ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë nëse mes çiftit ka ndodhur ndonjë zënkë dhe nëse Fero është arsyeja e mbylljes së papritur të Instagram-it nga Arbenita.

Megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia që modelja ka zgjedhur ta shijojë në maksimum kohën me partnerin, duke iu shmangur totalisht rrjeteve sociale.

Fero nuk ka reaguar ende lidhur me këtë situatë, madje nuk ka treguar për ndjekësit që ka takuar dashurinë e jetës së tij.

Mbetet të presim për të mësuar ç’po ndodh me dyshen më të komentuar, që na bën shpesh kuriozë.

ME TE LEXUARAT