Covid 19/ 32 raste të reja në Kinë në 24 orët e fundit

Bota
Covid 19/ 32 raste të reja në Kinë në 24 orët e fundit

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, ka raportuar se në 24 orët e fundit në vend, janë konfirmuar 32 raste të reja infeksioni nga koronavirusi.

Nga të cilat vetëm në Pekin ka patur 25, pas shpërthimit të një vatre të re në tregun kryesor të kryeqytetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pekini ka zbatuar masa të jashtëzakonshme dhe po teston punonjësit e restoranteve, universiteteve dhe tregjeve.

Ndërkohë, Kreu i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Wu Zunyou, siguroi se epidemia "është nën kontroll" falë masave të marra për ta përmbajtur atë dhe se "kurba gradualisht do të rrafshohet".

ME TE LEXUARAT