Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aeroporti i Kukësit/ Rama: S’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra

Kryeministri Edi Rama teksa i ka uruar ndjekësit në llogarinë e tij të “Facebook” një ditë të mbarë, ka shpërndarë dhe disa nga pamjet nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit.

Kreu i qeverisë tha se për këtë projekt vijon puna, ndërsa shtoi se vitin që vjen në këtë aeroport do të ulet avioni “Migjeni”.

Më konkretisht Kryeministri Edi Rama tha:

“Me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim “Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet