Si ta vrisni Covid-19 brenda 10 sekondash? Mjafton të keni një smartfon

Teknologji

Shkencëtarët kanë krijuar një dezinfektues dixhital, i cili mund të përdoret nga kushdo që ka në pronësi një smartfon.

Pajisja UVLEN, nga një kompani në Korenë e Jugut me të njëjtin emër, përdor dritën ultravjollcë për të djegur mikrobet në sipërfaqe brenda 10 sekondave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo pajisje e lëvizshme dhe e lehtë, e cila do të hidhet së shpejti në treg për një vlerë diku tek 20 euro, ngjitet në pjesën e pasme të smartfonit pas dritës së tij dhe përdor rrezatimin ultravjollcë me gjatësi vale të shkurtër për të vrarë koronavirusin dhe mikroorganizma të tjerë.

Një filtër i hollë i vendosur në këtë pajisje e kthen dritën e celularit në UVC, teksa pasqyron rrezet e tjera në spektrin elektromagnetik.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se rrezatimi UV mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës dhe syve, ndërsa burimet konvencionale të dritës UVC janë kancerogjene.

Sidoqoftë, drita UVC-far nga UVLEN, me një gjatësi vale midis 207 deri në 222 nanometra, inaktivizon mikrobet pa shkaktuar dëm në lëkurën e ekspozuar.

Thjesht ngjitur pajisjen UVLEN mbi dritën e smartphone  me anë të një shirit ngjitës që vjen bashkë me të, dhe duke drejtuar telefonin në shënjestër, drejt duarve kryesisht, kjo teknologji vret virusin me gati 100 përqind efikasitet.

Krijuesit e kësaj pajisjeje inovative shprehen:

"UVLEN është testuar dhe certifikuar klinikisht për të qenë i sigurt për njerëzit në një shumëllojshmëri skenarësh të përditshme dhe mund të dezinfektojë duart edhe 50 herë në ditë nëse është nevoja. Pra shmanget larja e duarve dhe blerja e dezinfektuesve të tjerë."

Kjo pajisje përputhet me çdo lloj telefoni dhe vjen me një kosto minimale.

Pajisja është e aftë të pastrojë të gjitha sipërfaqet, përfshirë duart, maskën e fytyrës kur jeni në lëvizje, tastierat e kompjuterit dhe sipërfaqet e tjera në shtëpi. Pajisja e certifikuar dhe e testuar klinikisht është edhe e sigurt për t’u përdorur edhe tek kafshët shtëpiake.

Pajisja aktivizohet përmes një aplikacioni që shërben si panel kontrolli për përdoruesin, i cili shkarkohet në PlayStore dhe AppStore.

UVLEN lëshon vetëm sasinë e nevojshme të valëve UVC-far dhe gjatësinë e tyre pa dëmtuar qelizat e lëkurës, duke vrarë bakteret dhe viruset, përfshirë dhe Koronavirusin!

Kjo pajisje ka një jetëgjatësi 6 mujore, më pas përdoruesit duhet të porosisin një filtër të ri UVC-far përmes aplikacionit.

Teknologjia e UVLEN bazohet në robotët e dezinfektimit UV të krijuara nga kompania me bazë në Teksas për mjediset industriale dhe mjekësore.

Këto makina për dezinfektim UV janë duke u përdorur tashmë nëpër spitale për të dezinfektuar ambientet nga SARS-CoV-2, koronavirusi.

Tani, kompania e Koresë së Jugut po përdor teknologji të ngjashme, por duke e zvogëluar atë në një shkallë më të lirë dhe më të kapshme për konsumatorin e përditshëm.

Burimi Mail Online | Përktheu dhe përshtati Lajmi i Fundit.al

ME TE LEXUARAT