Richard Grenell: Lufta përmes Kosovës-Serbisë do të zgjidhet vetëm përmes..

Politikë
Richard Grenell: Lufta përmes Kosovës-Serbisë do të zgjidhet

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dhënë detaje lidhur me ftesën për në Shtëpinë e Bardhë, që iu bëri palës kosovare dhe asaj serbe.

Richard ka thenë se janë të fokusuar në pjesën ekonomike dhe kjo është pjesa e vetme për të cilën do të flasim në Washington.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I dërduari special ka shtuar gjithashtu se: “Francezët e dinë këtë, gjermanët e dinë këtë dhe ata e kanë miratuar këtë. Unë mendoj se ju duhet të prisni vetëm biseda për çështje ekonomike.”

Ai thotë po ashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë që konflikti disavjeçar mes Kosovës e Serbisë, zgjidhet vetëm përmes normalizimit ekonomik.

“Nuk e di sa herë më duhet ta them, por kam qenë i qartë në mënyrë të përsosur ndaj të gjithëve që janë të përfshirë.

Shtetet e Bashkuara, qëndrojmë fuqishëm se kjo luftë 20 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhet vetëm përmes normalizimit ekonomik, vendeve të punës për të rinjtë dhe një ekonomie që rritet.

Arsyeja pse këto çështje nuk janë zgjidhur për 20 vjet është sepse ju nuk jeni të fokusuar te njerëzit që kanë nevojë të përfitojnë nga normalizimi ekonomik.

Shumë të rinj po e braktisin rajonin dhe po shkojnë në Gjermani ose Hungari ose Holandë, sepse ata nuk po ndiejnë se ka shpresë në Kosovë.”

ME TE LEXUARAT