Probleme me deklarimin e pasurisë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari

Aktualitet
Probleme me deklarimin e pasurisë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të shkarkojë sot nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari, duke bërë që kjo e fundit të mos kalojë vettingun. Hajdari, e veja e Azem Hajdarit, akuzohet për fshehje pasurie.

KKP vlerësoi se Fatmira Hajdari rezulton se nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015. “887m2 truall, nuk e ka deklaruar në 2013, 2015 dhe në deklaratën e vettingut. Tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207.400 euro, pasuria në total. Ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë procesit të kontrollit të figurës, DSIK doli në konkluzionin se zonja Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur faktin se i është revokuar viza amerikane.

Kjo e fundit deklaroi të hënën se revokimi i vizës nuk kishte ndodhur në momentin që ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Hajdari sqaroi se nuk i ishte ndaluar hyrja në ndonjë vend të BE apo NATO.

ME TE LEXUARAT