Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Prishi raportet me Capital T/ Majk flet për herë të parë

Dy ditë më parë u përfol për prishjen e marrëdhënieve mes dy prej reperëve më të suksesshëm të momentit, Capital T dhe Majk.

U tha se shkak për zënkën mes djemve ishte bërë kënga e re e Capital T në bashkëpunim me Ledri Vulën, që do të jetë pjesë e albumit të tij “Skulpturë”.

Deklaratat e djemve bënë bujë në rrjete sociale, mirëpo duket se gjithçka është sqaruar.

Së fundmi, Capital T etiketoi kolegun në një postim në llogarinë e tij të “Instagram” në “InstaStory”, duke i shkruar “Shihemi pak më vonë” dhe për herë të parë, Majk vendosi të reagojë.

Ai i ka kthyer gjithashtu një përgjigje publike reperit, duke shkruar “Shihemi”.

Nuk e dimë nëse djemtë do të takohen live, apo do të dalin në një video live për fansat, për të mohuar gjithçka që u fol këto ditë rreth prishjes së miqësisë së tyre.

Mbetet të presim në mënyrë që të shofim çfarë do bëhet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet