EMRI-FOTO/ Forcat e rendit gjejnë të karbonizuar shqiptarin

Aktualitet

Bardosh Dajko, 52 vjeçari shqiptar, po kalonte disa momente relaksi, duke peshkuar brigjet e lumit të Vermiglianës në Osanë, por gjithçka u kthye në tragjedi.

Dje pas orës 6 pasdite në përpjekje për të hedhur grepin, burri pa dashje goditi kabllot e tensionit të lartë dhe vdiq menjëherë. Banorët e zonës dëgjuan një zhurmë të fortë të shkaktuar nga shkarkesa elektrike dhe thirrën menjëherë policinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe ambulancat.

Pas disa hulumtimeve të bëra përgjatë lumit, trupi i burrit u gjet në bar i vdekur.

Për shkak të shkarkesës së fortë elektrike, trupi i burrit ishte karbonizuar pjesërisht dhe stafi mjekësor nuk mund të bënte asgjë për të.

1

ME TE LEXUARAT