Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

‘Zgjedhorja’/ Murrizi: Marrëveshja që LSI të merrte një hajdut votash! Ja çfarë më tha Soreca dhe Borchardt

Deputeti Myslim Murrizi në emisionin ‘Repolitix’ tha se marrëveshja për reformën zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare u arrit në mënyrë që LSI të merrte një ‘hajdut votash’. Sipas Murrizit, Petrit Vasili nuk kishte hall të kolegjit zgjedhor, por të komisionerit.

“Petrit Vasili, tre orë një ditë, 9 orë një ditë tjetër nuk ka vajtur në rezidencë për kolegj hiç, ka vajtur për të marrë një komisioner të vetin sepse ishte pa komisioner. E gjithë marrëveshja që shfryhet si tullumbace është që LSI meqë nuk ishte në koalicion me PS dhe PD mori një hajdut votash. E gjithë beteja e madhe e Pallatit të Kongreseve dhe tre ditë në rezidencë ishte që LSI të merrte një hajdut votash”, tha deputeti Murrizi.

Murrizi ka treguar edhe atë çka në shtator të vitit të kaluar ambasadorët i kërkuan opozitës në parlament, për të votuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“Çfarë i ka thënë Soreca dhe Borchardt, Myslim Murrizit, Alimadhit, Hajdarit, Ralf Gjonit, Nimet Musait, Korab Litës dhe Ben Elezit në takim vjet në shtator. A të keqen do votoni rekomandimet tona. Kush janë? Administratë zgjedhore, se kemi 7 raporte që vjedhin militantët votat. I thashë dakord, por me një kusht; Na jepni mundësi që të hapim dhe listat: Po ta shikojmë se në sistem nuk ndërhyjmë ne.

Atëherë meqë nuk ndërhyn nuk ti votoj. Tani le të dalin dhe ta thonë publikisht, ose ka gënjyer OSBE/ ODIHR prej 1996 ose të thonë se ne hoqëm dorë nga kjo punë se i kemi marrë besën tre hajdutëve që nuk do vjedhin më këtë herë”, u shpreh Murrizi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet