Video/ Kryeministri britanik përfshihet në një aksident me makinë

Bota
Video/ Kryeministri britanik përfshihet në një aksident me

Makina e kryeministrit britanik, Boris Johnson u përfshi në një aksident, pasi doli nga godina e Parlamentit.

Në momentin që makina e Johnson, tip “Jaguar”, po ecte drejt “Downing Street”, një grup protestuesish i kaluan para, duke detyruar shoferin të frenonte me shpejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, rojet e Johnson, të cilët po ecnin pas tij me një “Range Rover”, nuk ishin shumë të vëmendshëm, dhe goditën makinën e kryeministrit, duke shtrembëruar derën e bagazhit.

Videoja e incidentit u shpërnda edhe në rrjetet sociale nga protestuesit që ishin aty pranë.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/06/17/5362685995724552214/640x360_MP4_5362685995724552214.mp4

ME TE LEXUARAT