Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vatër e re e koronavirusit/ 657 raste të reja në një thertore

Autoritetet gjermane kanë bërë zyrtare zbulimin e një vatre të re koronavirusi në vend. Bëhet fjalë për një thertore që ndodhet në rajonin e Vesfalisë.

Autoritetet gjermane raportojnë se numri i infektuarve në thertore ka shkuar në 657.

Më parë u zbulua se ishin mbi 400. Në total deri tani janë bërë 983 teste tek punonjësit e fabrikës.

Në ambientet e thertores punojnë mbi 6.000 punonjës. Në lidhje me vatrën e re të koronavirusit ka folur dhe kancelarja, Angela Merkel.

Kancelarja ka deklaruar se:

“Ne jemi larg nga një rritje eksponenciale e infeksioneve në Gjermani, por nga shpërthimet e fundit të koronavirusit, shohim qartë se virusi nuk është zhdukur ende”.

Kujtojnë që deri tani në Gjermani janë regjistuar 188.474 raste të reja meCovid 19, nga të cilët kanë humbur jetën 8.844 persona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet